Prokurori zbulon se Liam Payne nuk është vetëvrarë, por …

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokurori i çështjes në Argjentinë ka konfirmuar zyrtarisht se vdekja e këngëtarit Liam Payne, ish-anëtar i grupit të njohur One Direction, nuk ka qenë rezultat i vetëvrasjes.

Sipas hetimeve të deritanishme, prokurori ka shpallur se vdekja e 30-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një aksidenti tragjik, i shkaktuar nga efektet e barnave që Payne kishte konsumuar para incidentit. Sipas raportimeve, këto barna kanë shkaktuar një humbje të kontrollit të tij, duke e çuar në rënien nga ballkoni i hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires më 16 tetor.

Liam kishte shkuar në Argjentinë për të marrë pjesë në koncertin e mikut të tij, ylli i “One Direction”, Niall Horan dhe ka qëndruar në këtë hotel luksoz, ku ndodhi tragjedia. Autoritetet argjentinase kanë zhvilluar një hetim të thelluar dhe janë përpjekur të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Pas ngjarjes, janë arrestuar disa persona, përfshirë një punonjëse shtëpie të hotelit, një mik të këngëtarit dhe një individ të dyshuar për përfshirje në tregti droge. Arrestimet janë bërë pas një sërë bastisjesh të realizuara nga policia lokale, të cilat kishin si qëllim të hetonin mundësinë e ndonjë aktiviteti të jashtëligjshëm që mund të kishte kontribuar në tragjedinë.

Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar në ngjarjen e fatkeqe. Pas njoftimit të lajmit, fansat dhe miqtë e Liam Payne kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të bëhet gjithçka për të zbardhur të vërtetën e plotë të ngjarjes./TAR

Share This Article