Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD Basha lidhur me protestën e 8 janarit në selinë blu.
Shkak është bërë refuzimi i Bashës për të dhënë qëndrimin e tij pas protestës, ndërsa me Berishën nuk u arrit të komunikohej atë ditë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se organi i akuzës ka kërkuar të marrë dëshminë edhe të 5 deputetëve të tjerë demokratë, mbështetës të Bashës, që ishin brenda selisë.
Shkak për këtë është bërë se ata nuk kanë pranuar të jepnin dëshminë edhe pas 45 minutave negociata.