Protesta në Britani kundër projektligjit për policinë që do kufizojë më shumë protestat

albnews
By
1 Min Read

Qindra protestues marshuan nëpër Westminster, Londër, për të disatën ditë radhazi për të protestuar kundër një projekt-ligji të ri të policisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të shfryrë zemërimin e tyre ndaj dhunës ndaj grave pas vrasjes së Sarah Everard.

Turma u mblodh në Sheshin e Parlamentit, ku ata mund të dëgjoheshin duke bërtitur “bllokoni ligjin”, ndërsa deputetët aty pranë kishin filluar të debatonin një legjislacion të ri të diskutueshëm policor i cili mund të kufizojë edhe më shumë protesta.

Shumë demonstrues më pas ecën mbi urën e Westminster, duke hedhur parrulla e duke bllokuar trafikun, përpara se të largoheshin nga zona pas rreth 10 minutash.

Protestat deri më tani kanë mbetur paqësore. Qytetarët kërkuan më pas dorëheqjen e shefes së Policisë Metropolitane pas vrasjes së Sarah Everard, për të cilën akuzohet oficeri i Policisë Metropolitane, 48-vjeçari Wayne Couzens.

https://www.youtube.com/watch?v=DBmQ7muz1Cc
Share This Article