Protesta të dhunshme kundër masave anti-Covid në Gjermani, humb jetën një person

albnews
By
1 Min Read

Një 49-vjeçar në Gjermani ka humbur jetën, pasi u arrestua nga policët gjatë protestave kundër masave të qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Policia tha se 49-vjeçari ishte ankuar se nuk ndihej mirë, teksa policët po i kontrollonin dokumentat identifikimit.

Efektivët i dhanë ndihmën e parë 49-vjeçarit, por ai ndërroi jetë në spital, Për vdekjen e protestuesit kanë nisur hetimet.

Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave në fundjavë. Protestuesit u përplasën me policinë, por autoritetet ende nuk kanë dhënë një shifër për numrin e protestuesve dhe oficerëve të plagosur gjatë së dielës.

Share This Article