Protestë në Berlin kundër masave anti-Covid-19

 1,426 total views,  1 views today

Duke shprehur zëshëm kundërshtinë e tyre ndaj maskave mbrojtëse dhe vaksinave, mijëra njerëz u mblodhën në berlin për të protyestuar kundër kufizimeve nga koronavirusi.

Policia vlerësoi se rreth 17 mijë vetë morën pjesë në protestë ndërsa organizatorët folën për rreth 500 mijë.

Pavarësisht shifrave relativisht të ulëta të Gjermanisë, autoritetet janë të shqetësuara për një rritje të numrit të infektimeve javët e fundit dhe politikanët dolën në median sociale duke e kritikuar manifestimin si të papërgjegjshëm.

‘Ne jemi vala e dytë”, thërriste turma, një përzierje mes të majtës dhe të djathtës ekstreme dhe atyre të fiksuar me teoritë konspirative që u mblodhën në portat e brandenburgut duke kërkuar rezistencë dhe duke e quajtur pandeminë teorinë më të madhe konspirative deri më sot. Pak protestues mbanin maska apo respektonin distancën sociale, pavarësisht se policia në vazhdimësi u kërkonte me megafonë ta bënin këtë.

Policia e Berlinit tha se kishte nisur procedimin penal kundër organizatorëve për mos respektim të rregullave të higjienës për shkak të virusit. Ndërkohë, një grusht njerëzish të tjerë mbajtën një anti protestë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •