Qeverisë i kërkohet që ish-burgu i Qarkut në Prishtinë të shpallet muze

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeverisë në detyrë i është kërkuar sërish që ish Burgu i Qarkut në Prishtinë të shpallet muze. Kjo kërkesë ekzekutivit i është adresuar nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. Rëndësia e shpalljes muze të këtij ish burgu u konsiderua shumë e rëndësishme për rezistencën shqiptare.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu para gazetarëve tha se ish Burgu i Qarkut përmban histori të shumta të torturave të ish burgosurve politik.

“Komisioni unanimisht vendosi që t’i bëj kërkesë kryeministrit, po ashtu edhe Ministrisë së Kulturës, qeverisë pra që ish burgu I qarkut të Prishtinës të shpallet muze”, tha ai.

Deputeti i VV-së tha se ky ish burg është shumë i lehtë i qasshëm për t’u vizituar edhe nga qytetarët.

“Është e rëndësishme që ky burg të shpallet muze, pasi ekziston nga viti 2015 është i mbyllur. Hapësirat janë pothuajse siç kanë qenë gjatë viteve 80-të dhe 90-të.Është shumë lehtë i qasshëm për qytetarët, në veti mbanë histori të shumta të rezistencës së shqiptarëve në Kosovë. Nuk ka organizata politike ilegale, të cilët nuk kanë kalu nëpër këtë burg. Ai burg përmban histori të shumta të torturave të ish burgosurve politik shqiptar”

Ndërsa shqyrtimi i raportit vjetor nga Autoriteti i Avicionit Civil është shtyrë për javën tjetër. Temë diskutimi në mbledhjen e këtij komisioni ishte edhe dëmet nga reshjet e shiut në zonat e caktuara të Kosovës, e që u tha se javën e ardhshme po ashtu deputetët e këtij komisioni do të vizitojnë ato rajone që kanë pasur dëme.

Share This Article