Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro po zhvillojnë një takim për bilancin e sezonit turistik.
Rama u ndal te ikja e të rinjve në Britani, ku u kërkoi të mos shpenzonin 30 mijë euro për t’u larguar, por ata para t’i përdornin për të investuar në agroturizëm pasi mund të fitojnë më shumë.
“Të gjithë ata që shpenzojnë nga 30 mijë paund, për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin, duke jua lënë kursimet në dorë trafikantëve në kërkim të një ëndrre që nuk ekziston, me 30 mijë paund mund të bëjnë një ekonominë e tyre atje në Kukës, në tokën e gjyshërve. Këtë nuk e them nga ca kam parë në një ëndërr me sy mbyllur, por nga ajo që kam parë në realitetin e shumë agroturizmeve që janë ndërtuar, Të gjithë ata të rinj që duan të ndërtojnë një agroturizëm, jemi gati t’i mbështesim. Edhe ata që kanë transformuar tokat dhe shtëpitë e gjyshërve, fitojnë më shumë se nga ato që mund të fitojnë në të bardhë a në të zezë atje në Angli. Ky është fakt” tha Rama, ndërsa shtoi se është një e ardhur e sigurt.
Rama më herët thase sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 4% që ishte më parë.
“Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga veriu në jug falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale.
Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun që dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën”, u shpreh Rama.