Rama në Sarajevë, takohet me Borjana Kristo

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama është takuar në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Kreu i qeverisë do të ketë një takim kokë më kokë me znj.Kristo dhe më pas do të takohen me delegacionet.

Ndërsa në orën 11:40, sipas axhendës, Kryeministri Rama dhe Borjana Kristo do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama mbërriti në Sarajevë rreth orës 10:35, teksa në aeroport u prit nga ministri i Jashtëm.

Share This Article