Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një sërë universitetesh shqiptare janë duke hartuar një program për nano-shkencën. Gjatë fjalës së tij në konferencën për nanoteknologjinë, Rama tha se vizioni i qeverisë është që çdo i ri shqiptar të studiojë në shtëpi nanoteknologjinë. 

Po ashtu në fjalën e tij, shtoi se për këtë do të bashkëpunojnë me Akademinë e Shkencave dhe me kreun e saj Skënder Gjinushi që Rama e quajti diktator.  

“Kur u themelua Nano-Alb, 5 vite më parë ishte një sinjal i një Akademie e ripërtëritur shkencash dhe jo për të ngelur në të shkuarën. Nuk ka dyshim që nano-teknogjia është kampione. Një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë një sistem për nano-shkencën. Vizioni ynë është që çdo i ri shqiptar të studiojë në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane. Është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e para dhe rezultatet e para.

Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyrë inovatore. Ky brez do të çojë përpara ekonominë dhe instustrinë shqiptare. Dua t’u them se Shqipëria është e angazhuar që çdo euro të kthehet në përparim të prekshëm. S’ka dyshim që ashtu siç disa të ardhur nga jashtë, ta shohin, ky është një vend miqësor. Një vend ku fjala mirëserdhët, është në përputhje të përkryer me atë çka mund të presësh. Pres me padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj, për të bërë gjëra më të mira në përparimin e saj,” tha ai.

Share This Article