Rama ua kalon udhëheqësve të NATO-s, mban në dorë 1.4 milionë dollarë orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama është përpjekur gjithmonë të jetë lideri i Ballkanit Perëndimor në sytë e ndërkombëtarëve. Shpesh, ai tenton të marrë pozitën e një lideri që kërkon të shuajë konfliktet në Ballkan, duke marrë edhe rolin e diplomatit.

Por, Rama është njohur në arenën ndërkombëtare edhe për shpenzimet luksoze, duke filluar nga udhëtimet e hershme me charter, apo për shishet e verës me vlerë 33.600 euro.

Një detaj që nuk i ka shpëtuar një opinionisti amerikan është ora që kryeministri shqiptar mban në dorë. Duke e krahasuar me liderët e tjerë të NATO-s, ai shkruan se si është e mundur që lideri socialist i Shqipërisë të mbajë një orë 1.4 milionë dollarë, kur paguhet më pak se 200 mijë dollarë në vit.

“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre…. Pra, më tregoni se si lideri socialist i Shqipërisë, i cili fiton më pak se 200 mijë dollarë në vit, përballon 1.4 milionë dollarë orë?”, shkruan ai në platformën “X”.

Pra, edhe pse lideri më pak i paguar i një vendi anëtar të NATO-s, Rama nuk e kursen luksin për veten.

Share This Article