Rama: Vaksinimi nis në janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dakordësimin e qeverisë shqiptare për tekstin e  marrëveshjes së Pfizer për sigurimin e vaksinës anticovid.

Sipas Ramës, vaksinimi i popullit shqiptar për Covid-19 nis në janar.

Rama ka dënuar gjithashtu edhe diferencimin e BE ndaj Ballkanit në lidhje me këtë çështje.

”Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, shkruan Rama në Twitter.

Share This Article