Milot Rashica e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shkruan mbiemri i tij në flamurin kombëtar shqiptar
Milot Rashica e ka postuar një fotografi interesante në rrjetet sociale, respektivisht në Instastory, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar i është kthyer të kaluarës, duke e postuar një fotografi ku shihen tifozët me një flamur kombëtar shqiptar, derisa në të shkruan mbiemri i futbollistit, Rashica.
Vushtrriasi e ka në zemër flamurin kuq e zi dhe atë e ka vendosur edhe në këpucët sportive, krahas flamurit të Kosovës.
Futbollisti i Ëerder Bremenit kishte luajtur përkohësisht për Kombëtaren shqiptare, por më pas iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.