Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, e prekur një turiste ukrainase

albnews
By
1 Min Read

Konfirmohet rasti i parë me Covid 19, në Sarandë. Bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.

Prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Saranda ka qenë një nga zonat më te qeta në gjithë këtë periudhë të ankthshme të koronavirusit në vend.

Share This Article