• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Rasti i Plarent Ndrecës si përgënjeshtrim për Ramën

Rasti i Plarent Ndrecës si përgënjeshtrim për Ramën

by albnews
26 October, 2024
in Albania, Opinion
0
36
VIEWS

Nga Gjergj Erebara- BIRN

Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të protestës kundër kritikave, të cilat ai i konsideron si shumë të padrejta në lidhje me partitizimin e tejskajshëm të administratës publike.

“E trajtojnë administratën publike si një vend ku nuk ka njerëz, por vetëm dele që janë mbledhur nga kopetë e partive, domethënë, një tmerr,” deklaroi Rama para se të deklarohej krenar për çfarë ka arritur.

Për këdo që e ka harruar, ndërtimi i një administrate publike me qëllim ndarjen e shtetit nga partia në pushtet ka qenë një nga dymbëdhjetë kushtet që Bashkimi Evropian vendosi këtu e pesëmbëdhjetë vjet të shkuara si parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe miratimi me kompromis në vitin 2012 i një ligji për administratën publike, – ku sanksionohet se një numër postesh të larta publike, plotësohen në bazë të kritereve profesionale, (nënkupto: me konkurs të hapur) dhe mbrohen nga shkarkimet e padrejta nga puna duke i garantuar shpërblime të majme apo kthim në detyrë me vendim gjykate pas pushimit të padrejtë, – u miratua nën presionin e Brukselit dhe me kompromis mes PD-së dhe PS-së.

Më shumë se një dekadë më pas, Komisioni Evropian në Pozicionin Negociues veçon si problem Reformën e Administratës Publike dhe vëren se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në këtë fushë. Termi mesatarisht i përgatitur është në gjuhën e BE-së një nga pesë shkallët e vlerësimit të gjendjes së një vendi kandidat në një fushë të caktuar. Shkalla e parë është Hapat e parë, ndërsa shkalla më e lartë, pra pika kur vendi kandidat është gati për anëtarësim, është I përparuar. Nga gjendja aktuale Shqipëria duhet të kalojë në shkallën Nivel i mirë dhe pastaj në Nivel i përparuar.

Të jesh në një gjendje të caktuar në rrugën e integrimit Evropian është një gjë dhe drejtimi dhe shpejtësia e lëvizjes është një gjë tjetër. Me pak fjalë, në mënyrë që të përdorim kutin e Brukselit për përgatitjen e administratës, na duhet të shohim se ku ka qenë Shqipëria, fjala vjen, në ditën që Edi Rama mori pushtetin dhe ku është sot. Dhe konkluzioni është që jemi në vendnumëro. Në Raportin e Progresit të vitit 2015, kohë kur ky sistem pikëzimi filloi të përdorej nga zyrtarët e Brukselit, vlerësimi për gjendjen e administratës civile në Shqipëri ishte nivel mesatarisht i përgatitur. Ky është i njëjti vlerësim me gjendjen aktuale. Pra, ndërsa Rama pretendon se niveli i administratës së tij është që të çuditemi fare se sa mirë, diçka që atë e bën “krenar”, dukshëm ky pretendim nuk ndahet nga Bruseli.

Këtë historinë e mungesës së progresit në zhvillimin e një administrate civile profesionale, jopartiake dhe llogaridhënëse mundet ta kuptojmë më mirë nga karriera e deputetit socialist Plarent Ndreca duke parë jetëshkrimin e tij zyrtar, një tregues kuptimplotë se sa pak respekt kryeministri ka treguar për profesionalizmin dhe karrierën në shërbimin civil.

Sipas jetëshkrimit të deputetit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Ndreca u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet dhe katër vjet më vonë u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në vitin 2019, ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aktualisht ai pritet të merret i pandehur në lidhje me problemet e vërejtura në disa procedura tenderimi, probleme të identifikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe të denoncuara në SPAK.

Për këdo që nuk ka pasur rastin të njohë strukturën e shtetit shqiptar dhe të shteteve të së drejtës në përgjithësi, posti i Sekretarit të Përgjithshëm të një institucioni është pozicioni më i lartë që mund të arrijë një nëpunës civil. Pra, një post karriere të cilin duhet ta mbajë një zyrtar që ka kaluar shumë shkallë në shërbimin civil në atë institucion që ka shërbyer. Me pak fjalë, dikush që ka bërë karrierë si nëpunës civil në Ministrinë e Arsimit, pas dekadave të shërbimit mundet, falë meritave, të arrijë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i takon anës jopartiake të një institucioni qendror si memorie institucionale dhe si post i siguruar falë shërbimit korrekt në detyra të tjera më të ulëta. Pra ky është zyrtari që, ndërsa ministri dhe zëvendësministrat dhe këshilltarët e ministrit ndërrohen në varësi të rezultatit të zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm mbetet.

Posti i Sekretarit të Përgjithshëm është gjithashtu pozicioni që mbulon prokurimet publike. Pra, nëse vendimi i qeverisjes politike është që vendi të priorizojë, fjala vjen, një sektor të ekonomisë me investime apo një punë të caktuar, zbatimi i këtyre politikave bëhet nga profesionistë jopartiakë, të cilët, në funksion të zbatimit të politikave, kryejnë procedurat e tenderimit.

Tani Rama, para se të në ankohet se po i shajmë administratën si një “kope delesh” apo një “tmerr”, (me thënë të drejtën, unë mund të përdor fjalë ku e ku më të papëlqyeshme se sa këto për ta përshkruar), duhet të na shpjegojë se me çfarë eksperience të mëparshme në sektorin e arsimit, Ndreca u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, me çfarë eksperience të mëparshme u bë supereksperti i çështjeve të turizmit dhe mjedisit apo supereksperti i punëve të brendshme dhe të rendit publik. Mbi të gjitha, Rama është i lutur të na shpjegojë procesin përzgjedhës të Ndrecës në secilin nga këto pozicione, të dhëna të tilla si data e hapjes së konkursit, pjesëmarrësit, kriteret e vlerësimit dhe vendimmarrjen mbi vlerësimin, për të na lënë të kuptojmë se pse nuk janë Ndrecët socialistë “tmerri” dhe “kopeja e deleve” për të cilën ai pretendon se po merr kritika të pamerituara.

Previous Post

VIDEO/ Angli-Shqipëri, operacioni “Marewood” kap kokainë armë dhe para të krimit të organizuar

Next Post

FOTO/ Tallja me diasporën, Edi Rama shkon në SHBA për ditëlindjen e Sorosit dhe ndeshjen e basketbollit

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëri/ Ja emrat e pronarëve, shoqërive tregtare dhe televizionit të sekuestruar në megaoperacionin e SPAK
Albania

Shqipëri/ Ja emrat e pronarëve, shoqërive tregtare dhe televizionit të sekuestruar në megaoperacionin e SPAK

21 May, 2025
Megaoperacioni i SPAK, sekuestrohet 1 televizion në Vlorë, restorante në Durrës dhe shoqëri tregtare
Albania

Megaoperacioni i SPAK, sekuestrohet 1 televizion në Vlorë, restorante në Durrës dhe shoqëri tregtare

21 May, 2025
Rrëshqitja drejt autoritarizmit mund të jetë shumë e shpejtë, shumë e lehtë!
Bota

Rrëshqitja drejt autoritarizmit mund të jetë shumë e shpejtë, shumë e lehtë!

21 May, 2025
Next Post
FOTO/ Tallja me diasporën, Edi Rama shkon në SHBA për ditëlindjen e Sorosit dhe ndeshjen e basketbollit

FOTO/ Tallja me diasporën, Edi Rama shkon në SHBA për ditëlindjen e Sorosit dhe ndeshjen e basketbollit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4722 shares
    Share 1889 Tweet 1181
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2400 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM