Red Bull shkruan historinë, vendos rekordin e ri në F1

albnews
By
1 Min Read

Red Bull ka shkruar historinë në Formula 1. Skuadra austriake ka arritur të fitojë 12 gara radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në elitën e automobilizmit.

Në Çmimin e Madh të Hungarisë, Max Verstappen regjistroi fitoren e tij të shtatë radhazi dhe të dymbëdhjetën për ekipin, që këtë vit, edhe falë Sergio Perez, i ka fituar të gjitha garat që janë zhvilluar deri më tani.

Rekordi i mëparshëm i fitoreve radhazi në F1 mbahej nga McLaren, me 11, që me pilotët Ayrton Senna dhe Alain Prost dominoi vitin 1988.

Share This Article