Ndihmës sekretari amerikan, Philip Reeker ka kritikuar hapur Bashkimin Evropian, duke u shprehur se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një vendim zhgënjyes.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Reeker deklaroi madje se disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të XIX, kur fjala është për vendet e rajonit të Ballkanit.
“SHBA janë të zhgënjyer nga vendimi i BE për mosçeljen e negociatave. Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të për rajonin e Ballkanit”, ka thënë Reeker.