Reuters: Opozita shqiptare djeg karriget para parlamentit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjarjet e kësaj të hëne brenda në Kuvend dhe jashtë tij kanë marrë vëmendjen e agjencive prestigjioze të lajmeve “Reuters”. Në një shkrim të saj thuhet se kjo ishte një formë proteste për burgosjen e një kolegu të tyre.

“Politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së një kolegu. Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës bartën karriget nga salla e Kuvendit dhe u vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.

Të premten, gjykata e apelit e Shqipërisë la në fuqi një vendim të gjykatës më të ulët për të dënuar Ervin Salianjin, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, me një vit burg. Gjykata Shkallës së Parë e shpalli Salianjin fajtor për një “kallëzim të rremë” ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Salianji ka mohuar çdo shkelje dhe e ka cilësuar gjyqin si të motivuar politikisht.

Në fillim të këtij muaji, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte në arrest shtëpie që nga dhjetori, u padit me akuza për korrupsion për veprime që ai kreu kur ishte kryeministër. Edhe Berisha mohon çdo keqbërje. Partia opozitare ka bërë thirrje për një protestë të madhe në kryeqytetin Tiranë më 7 tetor” – thuhet në shkrimin e Reuters. 

Share This Article