Rey Manaj mbetet në Serie A, Spezia do të blejë kartonin nga Barcelona për 2.7 mln euro

albnews
By
1 Min Read

Rey Manaj po zhvillon një sezon mbresëlënës në Serinë A dhe i ka bindur drejtuesit e Specias për të ardhmen e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të blihet përfundimisht nga skuadra e Specias për një shifër rreth 2,7 milionë euro nga Barcelona.

Një vlerësim për 25-vjeçarin lushnjar ku do të vijojë ende bashkëpunimin me skuadrën nga Liguria. Gjatë këtij sezoni Manaj është aktivizuar në 28 sfida dhe ka shënuar 5 gola.

Capture
Share This Article