Rihapet procesi për vrasjen e Dritan Lamajt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese, ka pranuar ankimin e Arben Frrokut për të rihapur procesin në Kushtetuese. Mësohet se Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e mëparshëm te kësaj Gjykate të marrë në vitin 2018, ku ishte vendosur të mos i pranohej kërkesa Arben Frrokut.

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese pasi pretendon se i janë shkelur të drejtat. Tashmë në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin ndaj tij janë kryer shkelje apo jo.

Më datë 8 qershor 2017, Gjykata e Lartë, në Dhomë Këshillimi refuzoi të kalonte dosjen për shqyrtim duke lënë ne fuqi vendimin e Apelit. Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Arben Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por ai u dënua në Apel më 29 qershor 2015.

Kush është Arben Frroku?

Biznesmeni Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku. Ky i fundit u kap në Holandë në prill të vitit 2006,  me pasaportë false greke. Ai mbante emrin Renato Xhepa, pra kishte një identitet të vjedhur.  Pas arrestimit Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri. Por ky i fundit deklaroi se nuk ishte dakord që të ekstradohej në Shqipëri, sepse kërcënohej për gjakmarrje.  Më 12 shkurt të 2016 gjykata e Strasburgut dha vendimin që Frroku të mos ekstradohej drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.

Marrë nga Dosja.al

Share This Article