Rikthimi i mbetjeve të rrezikshme në Portin e Durrësit/ Hysaj: Ëshë bërë disa herë denoncimi, qeveria po hesht

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e nesërme mbetjet e rrezikshme pritet të kthehen në Portin e Durrësit.

Për këtë arsye, Partia Demokratike bëri thirrje disa çaste më parë, përmes një deklarate për shtyp që qytetarët të mblidhen për të reaguar dhe për të kërkuar transparencë.

E ftuar në edicionin e lajmeve në ‘Syri Televizioni’ me moderatore Eneida Ndocin, për të diskutuar lidhur me këtë trafikim të mbetjeve të rrezikshme nga ‘Porti i Durrësit’ ishte anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj.

Hysaj u shpreh se rrjeti më i madh në vend ‘Gazheli’ , ka bërë një denoncim i cili ka vijuar hap pas hapi, në disa faza, ku deklaron se ka pasur 3 burime në periudha të ndryshime kohore për një denoncmim lidhu me këto mbetje.

“Kostoja mexhaneriale për këto mbetje e transportin e tyre është mjaft e lartë duke shkaktuar një ndotje shumë të madhe për mjedisin, qytetarët durrsakë po përballen me një realitet krejt të ri e ndërkohë qeveria hesht”- u shpreh Hysaj.

Jola Hysaj:

“Unë do të thoja një gjë, rrjeti i ‘Gazhelit’ një nga rrjetet më të mëdha aktualisht, ka bërë një denoncim i cili ka vijuar  hap pas hapi, në disa faza ku deklaron se ka pasur 3 burime në periudha të ndryshime kohore për një denoncmim në lidhje më tranpostin e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit drejt drejtimeve të ndryshme.

Në rastin konkret ishte drejt Tailandës ku menjëherë ata u stopuan dhe u kërkuan që nga ky rrjet të riktheheshin e të merrej garancia që këto mbetje të riktheheshin aty ku ishin.

Nga ana tjetër është zyra e BE (OLAF) kundër mashtrimit e cila ndodhet në Bruksel dhe po heton lidhur me këtë çështje.

Kur flasim se kush janë këto lëndë të cilat prezumohen e ndodhen brenda këtyre kontiniereve që çudIitërisht nuk është se janë kuti shkrepsesh, për ne që jemi durrësake e i shohim ata janë të mëdha sa një faqe muri.

Kur flaism për 101 apo 102 kontinierë të tillë do të thotë se janë dy anije që transportohen nga Porti i Durrësit, më pas në Trieste, më pas në Mesdhe e vazhdon itinerarin drejt Tailandës.

Flitet që fabrika bëjnë shkrierjen e çelikut dhe krijojnë atë që është tymi i oxhaqeve e nga ana tjetër mund të ketë edhe nivel të lartë zinku.

Kostoja mexhaneriale për këto mbetje e transportin e tyre është mjaft e lartë dhe pyetja më e madhe është se kush janë këto kompani që e bëjnë këtë transport?

Kjo është një ndotje shumë e madhe për mjedisin e nga ana tjetër ne qytetarët durrsakë do të kemi problematike të mëdha: ndotja e ajrit dhe e ujit dhe po përballemi me një realitet krejt të ri e ndërkohë qeveria hesht”.

Share This Article