Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, beson se Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40 vjeçare.
Ronaldo e ka nisur epokën e dytë te United në mënyrën më të mirë të mundshme, ka shënuar katër gola në tri ndeshje.
Edhe pse Ronaldo do të jetë 37-vjeçar në shkurt, Solskjaer thotë se aq shumë Ronaldo e mban vetën të freskët dhe fizikisht është i përgatitur për të luajtur edhe për shumë vite.