Rrahmani e Hysaj me fitore të thellë te Napoli

 173 total views,  1 views today

Amir Rrahmani e Elseid Hysaj kanë startuar te Napoli që fitoi thellë të martën mbrëma. Napoli e mposhti Udinesen me shifrat 5:1, në kuadër të xhiros së 36-të të kampionatit italian, Serie A.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, ndërsa Hysaj u zëvendësua në minutën e 84-t. Ai mbuloi krahun e majtë të mbrojtjes.

Për Napolin ishte fitore e rëndësishme në garë për të mbetur në zonën që dërgon në Champions. Napoli është i dyti me 73 pikë. Atalanta e Milani kanë nga 72 pikë, ndërsa Juventusi është i pesti me 69 pikë. Por këto skuadra i kanë nga 35 ndeshje të luajtura.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •