ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 18 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 18 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 18 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 19 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 19 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rrëfimi i Henri Kichka, i mbijetuari i Aushvicit: Unë isha i vdekur 90 për qind

albnews by albnews
29 January, 2020
in Bota
0
Rrëfimi i Henri Kichka, i mbijetuari i Aushvicit: Unë isha i vdekur 90 për qind
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Henri Kichka e di se do të ketë një çmim për të paguar nëse do të rikujtonte historinë e tij: netët pa gjumë, ku tmerret e të kaluarës do të riktheheshin në mendjen e tij përsëri.

Por ai e di se ngjarja duhet të tregohet.

RelatedPosts

Mot i keq me stuhi dhe përmbytje në Itali, mbyllen shkollat

Prezantohen së shpejti në Monaco dy mega jahtet e projektuara nga Giorgio Armani

Anglia njeh Palestinën, SHBA: Mburrje e kotë

Henri është një nga disa burra dhe gra që i mbijetuan Aushvicit.

Kampi i vdekjeve që nazistët ndërtuan në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të quhet “një çarje në sipërfaqen e Tokës përmes së cilës mund të shihej ferri”.

Nëse e pyetni Henrin se si ai jetoi gjatë asaj kohe, përgjigjja e tij është e thjeshtë: “…Vendi në vetvete është vdekja”, i thotë ai BBC-së, 75 vjet pasi u lirua, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ju nuk kishit një emër në kamp – vetëm një numër i tatuazhuar në parakrahun tuaj.

Dhe ka një moment kur Henri papritmas thekson numrin e tij – 177789 – në gjermanisht ashtu siç i kërkohej.

“Hundertsiebenundsiebzigtausendsiebenhundertneunundachtzig, Heil Hitler!”

Henri lindi në Bruksel nga prindër që kishin ikur nga antisemitizmi në Evropën Lindore për të ndërtuar një jetë të re në Perëndim.

Kur Gjermania naziste pushtoi Belgjikën, atyre nuk u mbeti askund ku të fshiheshin.

Prindërit e Henri Kichka ishin transferuar në Belgjikë për t’i shpëtuar antisemitizmit

Në javën e parë të shtatorit 1942, ata u morën nga shtëpia e tyre në Rue Coenraets.

Ushtarët gjermanë që mbyllën rrugën në mes të natës shkuan nga ndërtesa në ndërtesë duke bërtitur: “Alle Juden raus!” (Të gjithë hebrenjtë jashtë!)

Është e vështirë të përcaktosh tani në ç’masë hebrenjtë e vendeve si Belgjika, Holanda dhe Franca e dinin fatin që i priste ata në Lindje, por Henri mund të kujtojë disa nga gratë hebreje në rrugën e tij duke u hedhur nga dritaret lart, duke vrarë veten si mënyrën e fundit të dëshpëruar për të shmangur “grumbullimin”.

Brenda një jave, familja ishte në një kolonë vagonësh bagëtish në një transport hekurudhor që shkonte për në lindje – së pari për në Gjermani dhe më pas, për fat të keq, për në Poloninë e okupuar.

Henri dhe babai i tij Josek u zbritën nga treni me burrat e tjerë në qytetin e vogël të Kosel.

Ata do të punonin si punëtorë skllevër, të destinuar të vriteshin në dhomat e gazit vetëm kur nuk ishin të nevojshëm për Rajhun e Tretë.

Gratë e familjes – nëna e Henrit, Chana, motrat e tij Bertha dhe Nicha dhe tezja e tij Esther – u morën në Aushvic, ku u futën në dhomat e gazit – menjëherë sapo arritën.

Fati i Kichkas tregon në mënyrë të përsosur qëllimin e dyfishtë të rrjetit të gjerë të kampeve të nazistëve që u përhapën në pjesën më të madhe të Evropës së okupuar.

Ishte detyra e shfarosjes së hebrenjve të Evropës – “Zgjidhja përfundimtare” e Hitlerit. Por ekzistonte edhe nevoja për të siguruar skllevër për fabrikat, minierat dhe hekurudhat në të cilat mbështetej ekonomia gjermane e luftës.

Kjo fotografi ajrore e gushtit 1944 tregon kampin e Aushvicit II (Birkenau) ndërsa vrasjet masive atje ndodhnin akoma

Është e vështirë të pyesësh Henrin të flasë për kampet – shkalla e vuajtjes ndjehet e madhe.

“Është kampi i përqendrimit i vetëm në historinë e botës ku vdiqën një milion njerëz”, thotë thjesht ai, përcjell Telegrafi.

“I vetmi, Aushvic. Ishte e tmerrshme dhe tani unë jam një nga të mbijetuarit e fundit”.

Henri Kichka ulet i rrethuar nga fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat

Bëhet fjalë për Aushvic – një kompleks i madh strukturash të ulëta, të ngjashme, të grupuara rreth një kazerme të vjetër.

Në ditën më të ngarkuar në vitin 1944, 24,000 hebrenj hungarezë u vranë dhe trupat e tyre u futën në zjarret e furrave të ndërtuara posaçërisht për këtë gjë.

Kur njësitë e para të zbulimit të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike arritën ndërsa ata i çuan nazistët përsëri në perëndim drejt Gjermanisë, ata gjetën Aushvicin pak a shumë të shkretë.

Rojet naziste kishin detyruar të burgosurit e uritur, nga “marshimet e vdekjes” në perëndim, drejt kampeve në Gjermani.

Karta e identitetit e vjetër e Henri Kichka tregon kohën që kaloi në kampet e përqendrimit nazist nga shtatori 1942 deri në prill 1945

Në këtë pikë, Henri Kichka, një i ri 19 vjeç, peshonte vetëm 39 kg dhe sot e kësaj dite vuan nga plagët që pësoi nga marshimi i gjatë në këmbët e thyera dhe të përgjakura nëpër borën e janarit në Evropën Lindore.

“Unë isha i vdekur 90 për qind. Unë isha skelet. Unë isha në një sanatorium me muaj dhe në spital”.

Për vite të tëra pas luftës, Henri nuk foli kurrë për atë vuajtje sikur kujtesa e tij ishte e mposhtur nga errësira.

Ai u martua, hapi një dyqan me gruan e tij dhe ndërtoi një familje: katër fëmijë, nëntë nipër dhe 14 mbesa. Njeriu që e kishte mashtruar vdekjen, tërhoqi forcën nga krijimi i një jete të re.

Ai filloi të jepte leksione edhe në shkolla.

Gjashtëdhjetë vjet pasi mbaroi lufta, Henri publikoi një kujtim të jetës së tij në kampe, që do të thotë se zëri i tij do të dëgjohet akoma kur ai të mos jetë më.

Vajza e tij, Irene, e cila e ndihmoi atë me librin, thekson rëndësinë e dëgjimit të të mbijetuarve si Henri që jetuan nëpër kapitullin më të errët të historisë ndërsa ata rrëfejnë tregimet e tyre.

“Është e nevojshme të ketë libra, filma dhe dokumentarë. Sigurisht”, thotë ajo. “Por kur e dëgjoni atë nga buzët e dikujt dhe me zërin e tyre, ajo mbetet në kokën tuaj. Ju kurrë nuk e harroni”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result