Rrjeti Global për Mediat e Pavarura: Të alarmuar nga vendimi i GJKKO-së për sekuestrimin e telefonave dhe kontrollet në shtëpinë e gazetarit Qyno

albnews
By
1 Min Read

Rrjeti global për mediat e pavarura ka reaguar për sekuestrimin e telefonave të gazetarit të Oora News, Elton Qyno.

Rrjeti global për mediat e pavarura shprehet e alarmuar nga vendimi i gjykatës së apelit për lënien në fuqi të urdhrit të mëparshëm të kontrollit dhe sekuestrimit të telefonave të gazetarit Qyno.

Reagimi:

Shqipëri: IPI është alarmuar nga vendimi i gjykatës së apelit për lënien në fuqi të urdhrit të mëparshëm të një gjyqtari për kontrollin e banesës dhe pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno.

Duhet të respektohen standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve gazetareske.

Share This Article