Salah kërkon pagë të lartë që të mbetet në “Anfield”

albnews
By
1 Min Read

Mohamed Salah po i vazhdon bisedimet me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës.

Ylli egjiptian ka kohë që është në negociata me ekipin anglez, por deri më tani ende nuk e ka gjetur marrëveshjen. Sipas mediave angleze, Salah ka kërkuar pagë rreth 30 milionë euro në sezon për të mbetur në Anfield.

Kontrata aktuale sulmuesit egjiptian i skadon në vitin 2023.

29-vjeçari këtë sezon ka shkëlqyer me Liverpoolin, ku në tetë ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.

Share This Article