• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Shqiperia
Samiti i Berlinit në Tiranë/ Balla: Lehtësimi i lëvizjes me ID mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfitime të shumta për qytetarët

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Balla: Lehtësimi i lëvizjes me ID mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfitime të shumta për qytetarët

by albnews
14 October, 2023
in Shqiperia
0
32
VIEWS

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës nuk ka prekur vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar një kontekst të ri gjeo-politik.

Në një forum të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, me temë “Thyerja e barrierave për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për çështjet e besimit mes institucioneve në rajon”, ministri Balla përsëriti se Shqipëria dënon ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Kosovës.

“Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE.

Por, ka edhe një kontekst të ri gjeopolitik që lidhet me situatën e kohëve të fundit dhe provokimet ne veriun e Republikës së Kosovës, të cilën – dua të nënvizoj edhe një herë – se Shqipëria dënon në mënyrë më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës më 24 shtator. Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm”, u shpreh ai, në konferencën ku mori pjesë dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Sveçla.

Më tej, ministri i Brendshëm shqiptar tha se lëvizja me ID karta në rajon, vetëm forcon marrëdhëniet mes tyre.

“Regjimi i lëvizjes së Lehtësuar midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mundësuar përmes kartave të identitetit, për të cilat jam i lumtur të kem pjesë e përgjegjësisë në Ministrinë e Brendshme, përfaqëson një marrëveshje rajonale që nxit një rajon më koheziv, duke forcuar lidhjet dhe duke ofruar përfitime të shumta për banorët e tij”, nënvizoi Balla.

Për t’ju përgjigjur kërcënimeve në fushën kibernetike, Ministri propozoi ngritjen e sistemit të paralajmërimit në kohë.

“Në përputhje me konsensusin e arritur gjatë Takimit Ministror të 14 Shtatorit, ekziston një rekomandim i fortë për bashkëpunim rajonal për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike, të cilën do të propozoj që të ngrihet në Tiranë. Kjo qendër do të vepronte si një pikë ndërlidhjeje për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, duke njohur si natyrën ndërkufitare të kërcënimeve, ashtu edhe brishtësinë e qenësishme të kornizave tona teknologjike. Krimet kibernetike kërkojnë fokus të specializuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë më tej një bashkëpunim të qëndrueshëm në këtë fushë”, theksoi Balla.

Më poshtë, fjala e plotë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

E di që është pak e vështirë të qëndrosh në këtë sallë të mbyllur dhe të mos jesh jashtë në këtë ditë të bukur me diell në Tiranë që duket si ditë e vërtetë vere.

Fillimisht, më lejoni të falenderoj Valbonën, me të cilën kemi punuar bashkarisht prej 20 vitesh dhe të shpreh mirënjohjen për OSFA. Jam krenar të them që jam një ish-student i Shoqërisë së Hapur dhe faleminderit që mundësuat këtë event në këtë kornizë të Samitit të Procesit të Berlinit.

I dashur vëlla Sveçla,

Të nderuar Ministër Sveçla dhe pjesëmarrës,

Jam i gëzuar që kemi këtë debat që do të kontribuojë në vazhdimin e lehtësimeve në lidhje me ndërveprimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin në fushën e sigurisë rajonale.

Siç nënvizoi Valbona, në të njëjtën ditë, të një muaji më parë zhvilluam në Tiranë Ministerialin e Ministrave të Punëve të Brendshme, dhe patëm diskutime të frytshme të fokusuar në një qasje dhe angazhim të ri në kuadër të Procesit të Berlinit, duke trajtuar çështjet e përbashkëta të sigurisë në tre çështje ose drejtime:

– Kufiri i Integruar;

– Lufta kundër krimit të organizuar dhe, sigurisht

– Ndërtimi i një partneriteti rajonal për sigurinë kibernetike.

Konteksti i ri gjeopolitik i shkaktuar nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës, e cili është, në fakt, lufta e parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, krijoi një kontekt të ri gjeopolitik edhe në Ballkanin Perëndimor.

Siç e dimë të gjithë, efektet e luftës nuk kufizohen vetëm në Ukrainë dhe Europë, por valët e këtij kërcënimi kanë arritur tashmë edhe rajonin tonë. Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE.

Por, ka edhe një kontekst të ri gjeopolitik që lidhet me situatën e kohëve të fundit dhe provokimet ne veriun e Republikës së Kosovës, të cilën – dua të nënvizoj edhe një herë – se Shqipëria dënon në mënyrë më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës më 24 shtator. Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm. Ai ishte gjithashtu një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit tonë, me pasoja të drejtpërdrejta për Europën tonë të përbashkët. Vrasja e një polici të Kosovës në krye të detyrës e bën këtë akt agresioni edhe më tragjik dhe më të dhimbshëm.

Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt.

Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, me pasoja që mund të jenë të pakthyeshme. Në anën tjetër, dita e zisë e shpallur nga Beogradi për pjesëtarët e grupit të armatosur që u neutralizuan nga forcat e sigurisë së Kosovës ishte sinjali më i keq që Serbia mund të dërgonte në rajonin tonë dhe në bashkësinë euro-atlantike.

Të nderuar pjesëmarrës,

Zanafilla e Procesit të Berlinit në vitin 2014 lindi nga nevoja për të forcuar bashkëpunimin midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe, që nga fillimi, 9 vjet më parë, ai kishte dy objektiva:

– të përmirësonte komunikimin dhe liberalizonte lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe kapitalit – një model i frymëzuar nga përvoja e gjerë e Bashkimit Europian.

Regjimi i lëvizjes së Lehtësuar midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mundësuar përmes kartave të identitetit, për të cilat jam i lumtur të kem pjesë e përgjegjësisë në Ministrinë e Brendshme, përfaqëson një marrëveshje rajonale që nxit një rajon më koheziv, duke forcuar lidhjet dhe duke ofruar përfitime të shumta për banorët e tij.

Duke qenë se në të majtën time kam Ministrin e Brendshëm të Kosovës, dëshiroj të theksoj faktin se së bashku kemi 26 marrëveshje vetëm ndërmjet dy Ministrive të Brendshme, të cilat do të më pëlqente shumë të mund t’i lidhnim edhe me vende të tjera të rajonit.

Të dhënat e fundit nga pikat kufitare të Shqipërisë këtë vit tregojnë se 8.5 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë 8 muajve të parë, çka do të thotë se deri në fund të vitit do të jenë mbi 10 milionë. Kjo përbën një rritje me 2 milion, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Nga këto shifra, rreth 3.2 milion hyrje janë regjistruar nga Kosova (2 milion), Mali i Zi (700.000) dhe Maqedonia e Veriut (500.000). Kjo gjë që tregon jo vetëm lëvizjen e lirë në rajon, por gjithashtu tregon se Ballkani Perëndimor konsiderohet si një destinacion i përbashkët turistik.

Aspiratat tona të përbashkëta për të ardhmen janë veçanërisht ambicioze. Ne synojmë harmonizimin e sistemeve të kontrollit kufitar – kjo është një nga çështjet që diskutova me Ministrin Sveçla përpara së të vinim në këtë event – krijimin e hapësirave të përbashkëta për lëvizje dhe garantimin e sigurisë rajonale.

Megjithatë, ndërsa lehtësojmë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, shfaqet një sfidë kryesore: shfrytëzimi i Ballkanit Perëndimor si rrugë tranziti për migrimin e parregullt.

Qendra e Përbashkët Trepalëshe e Bashkëpunimit Policor (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi), e cila funksionon prej 2018 ofron mbështetje për parandalimin dhe goditjen e të gjitha formave të krimit ndërkufitar e migracionit të parregullt.

Në mënyrë të veçantë, prania e FRONTEX në Shqipëri është thelbësore, ndërsa punon për mbikqyrjen e operacioneve të Policisë Kufitare në pikat e kufirit dhe përmes dislokimit të forcave të saj përgjatë brezit të gjelbër kufitar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, një tjetër shqetësim urgjent që kërkon vëmendjen tonë të përbashkët përbëhet nga kërcënimet kibernetike. Edhe pse ne i kemi menaxhuar në mënyrë adekuate këto sfida, falë mbështetjes dhe ekspertizës së palëkundur të aleatëve tanë strategjikë – dhe për këtë u jam falenderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë – një komponent jetik ka munguar: një sistem paralajmërues i hershëm proaktiv për të adresuar këto kërcënime paraprakisht dhe këtu ka nevojë për një qasje të përbashkët nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në përputhje me konsensusin e arritur gjatë Takimit Ministror të 14 shtatorit, ekziston një rekomandim i fortë për bashkëpunim rajonal për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike, të cilën do të propozoj që të ngrihet në Tiranë. Kjo qendër do të vepronte si një pikë ndërlidhjeje për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, duke njohur si natyrën ndërkufitare të kërcënimeve, ashtu edhe brishtësinë e qenësishme të kornizave tona teknologjike. Krimet kibernetike kërkojnë fokus të specializuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë më tej një bashkëpunim të qëndrueshëm në këtë fushë. Mbështetja e vendosur e Bashkimit Europian, të cilën Kryeministri Rama do ta ritheksojë përpara takimit me krerët e rajonit, përfaqëson rrugën më të matur për të adresuar në mënyrë proaktive këto sfida të rëndësishme.

Previous Post

Konflikti Izrael-Hamas/ Kancelari Scholz: E rëndësishme të shmanget ndërhyrja e Hezbollahut

Next Post

Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva nga toka, ajri dhe deti

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva nga toka, ajri dhe deti

Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva nga toka, ajri dhe deti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM