“Screening” i mjedisit shqiptar në Bruksel, Kumbaro takohet me Sinkevičius

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila gjendet në Bruksel në krye të një ekipi ekspertësh në nisjen e procesit screening të kapitullit për mjedisit shqiptar, është takuar me  Komisionerin Europian për Mjedisin Virginijus Sinkevičius.

“Takim shumë pozitiv në #Bruksel me Komisionerin Europian për Mjedisin Virginijus Sinkevičius, së bashku me kolegen Majlinda Dhuka, ku diskutuam për punën voluminoze që po koordinohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për përafrimin e legjislacionit me BE, por sidomos për nismat konkrete, të prekshme, që përmirësojnë jetën tonë të përditshme, që nga menaxhimi i mbetjeve, te zgjerimi i sipërfaqes së zonave të mbrojtura dhe ruajtja e biodiversitetit, që vlerësohen edhe në Komisionin Europian si modele shumë pozitive” shkruan zonja Kumbaro në rrjetet sociale.

Ajo bëri të ditur se për përgëzimet e veçanta që ka marrë Shqipëria për vendimin e guximshëm të shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ministrja Kumbaro tha se “Bashkë me kolegët e Komisionit Europian jemi duke i kaluar të gjitha, nga çështja e menaxhimit të mbetjeve, cilësia e ajrit, ndryshimet klimatike, pa dyshim biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura për të plotësuar detyrimet dhe angazhimet që kemi marrë”. 

Pritet që gjatë kësaj jave 15 institucione shqiptare të bëjnë 68 prezantime të të gjithë sektorëve, të të gjithë legjislacionit, me angazhimin e madh që Shqipëria t’i përmbushë sa më shpejt.

Share This Article