ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 5 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 11 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 11 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 11 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Seanca e tretë për konstituimin, Abdixhiku: Dehari të respektojë skenarin e Kuvendit jo të LVV; Krasniqi: PDK do të votojë

albnews by albnews
19 April, 2025
in Kosova
0
Seanca e tretë për konstituimin, Abdixhiku: Dehari të respektojë skenarin e Kuvendit jo të LVV; Krasniqi: PDK do të votojë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi i Kosovës do të përpiqet për herë të tretë të konstituohet këtë të shtunë, pas dy tentativave të dështuara, ku opozita ka refuzuar të votojë raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve në mungesë të dorëheqjes nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar.

Seanca që ishte parashikuar të niste nga ora 12:00, pritet të nisë më vonë pasi kryesuesi i saj, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar për konsultë partitë politike, me qëllimin për t’i dhënë zgjidhje situatës.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Sipas kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo atë të partisë së tij, LVV-së.

Pas seancës së 17 prillit, LDK dhe PDK shpërndanë një skenar të seancës, ku thuhej se raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve duhej të hidhej sërish në votim, gjë që nuk ndodhi.

Kreu i LDK-së tha se është “interes kombëtar që institucionet të formohen”. Abdixhiku deklaroi se nuk po kërkon që shteti të mbetet pa kryeministër, por Albin Kurti duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë deputet apo kryeministër në detyrë.

“Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës së Deharit për takimin e sotëm konsultativ tha se forca e tij politike është e gatshme për t’i dhënë drejtim konstituimit të organeve.

“Dua t’ju them shumë qartë jemi këtu për të konstituar Kuvendin dhe për të dhënë pastaj drejtim konstituimit të organeve tjera siç kanë dalë nga zgjedhjet… I ftoj deputetët të jenë në sallë për të votuar…”, tha kreu i PDK. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result