Serie A nuk duhet të vazhdojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Nacional i Shëndetësisë në Itali nuk përkrah idenë që edicioni i futbollit të vazhdojë.

Federata e Futbollit të Italisë, Serie A dhe ministri i sportit, Vincenzo Spadafora janë pajtuar që të kompletohet edicioni 2019\2020, atëherë kur është e sigurt të bëhet kjo.

Synimi është që stërvitjet të vazhdojnë më 3 maj, ndërsa që edicioni të përfundoj në muajin gusht.

Por Instituti i Shëndetësisë vlerëson se edicioni aktual duhet të anulohet. Ky institut vlerësohet trupi kryesor tekniko-shkencor në shërbim të mjekësisë italiane.

“Futbolli është sport i kontaktit dhe për këtë ka rrezik të transmetimit. Dikush ka propozuar monitorim të lojtarëve, me teste që do të mbaheshin thuajse çdo ditë”, ka thënë Giovanni Rezza nga Instituti i Shëndetësisë.

“Po më duket një kthesë e vështirë, ndërsa ne jemi gati në maj. Nëse më duhet të jap opinion teknik, atëherë do të them se nuk është e favorshme për të vazhduar me garën. Mendoj se komitetet teknike dhe shkencore do të pajtoheshin. Më pas politika do të vendos”.

Share This Article