Një tërmet tjetër e ka dridhur Petrinjen në Kroaci rreth orës 18:00. Raportohet se magnituda e tërmetit ishte 5.0 ballë Rihter, ndërsa epiqendra ishte 45 kilometra në juglindje të Zagrebit, shkruan “Index.hr”.
Fillimisht EMSC kishte raportuar se tërmeti ishte 5.3 ballë Rihter por më pas tha se ishte 5.0 ballë.
Më 29 dhjetor një trmet 6.4 ballë Rihter e dirdhi Petrinjen, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale e po ashtu viktima.