Sezoni me dy trofe te Leverkusen, Xhaka: Kujtim i mahnitshëm, shihemi në etapën tjetër

albnews
By
1 Min Read

Mesfushori shqiptar i Leverkusen, Granit Xhaka u shpreh i lumtur për fitimin e Kupës dhe Bundesligës.

“Fundi perfekt i sezonit të parë në ekipin e Bajer Leverkusen. Etapë e paharrueshme. Ne ia dolëm të fitonim Bundesligën, tashmë e kishte radhën Kupa. E kemi mbyllur të pamposhtur në këto dy kompeticione. Kujtim i mahnitshëm, i cili do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga tifozët tanë. Faleminderit mbështetësve të Leverkusenit. Shihemi në etapën tjetër” – tha ai.

Share This Article