Shaqiri pritet të jetë titullar ndaj Leicesterit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje si titullar këtë edicion te Liverpooli në Premier League. Këtë mundësi mund ta ketë të dielën duke e zëvendësuar në rolin e sulmuesit të krahut, Mohamed Salahun që do të mungojë për shkak të infektimit me koronavirus, ka njoftuar “liverpoolecho” të mërkurën.

Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës ka luajtur në dy ndeshje në elitën e futbollit anglez dhe në të dy takimet është inkuadruar nga stoli.

Ai këtë edicion në Angli ka kontribuar me një asistim, derisa dy ndeshje ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve si dhe një për Kupë.

29-vjeçari Liverpoolit i është bashkuar dy vjet më parë nga Stoke City dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Share This Article