SHBA kufizon përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

 415,304 total views,  1 views today

Autoritetet shëndetësore në SHBA kanë kufizuar  përdorimin e vaksinës së Johnson&Johnson për COVID-19 për të rriturit për shkak të rrezikut të një sindromi të rrallë të mpiksjes së gjakut.

Vaksina Johnson&Johnson i cili mori autorizimin për përdorim në Shkurt 2021 për të rriturit, mund të administrohet në rastet kur vaksinat e autorizuara ose të miratuara për COVID-19 nuk janë të aksesueshme ose nëse një individ është më pak i prirur për të përdorur dy vaksinat e tjera, tha Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

J&J është një nga tre vaksinat në përdorim në Shtetet e Bashkuara. Dy të tjerët janë nga Moderna dhe Pfizer.

Prodhuesi i vaksinës tha se ka përditësuar të dhënat e vaksinës së COVID-19 në SHBA duke paralajmëruar për rrezikun e trombozës me sindromën e trombocitopenisë (TTS), një gjendje e rrallë, por potencialisht kërcënuese për jetën.

Vendet me më të ardhura të larta e kanë përdorur shumë pak madje edhe pothuajse fare këtë vaksinë pasi që në fillim kur ajo doli në treg rreziku mbi mpiksjen e gjakut ishte real.

Rastet me sindromën e trombocitopenisë që përfshin mpiksjen e gjakut të shoqëruar nga një nivel i ulët i trombociteve, janë raportuar më parë tek marrësit e kësaj vaksine.

FDA në janar ndryshoi fletën e të dhënave për vaksinën J&J duke përfshirë rrezikun e trombocitopenisë imune, disa muaj pasi rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian ndërmori veprime të ngjashme.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Dhjetor kishin rekomanduar që amerikanët të zgjidhnin të vaksinoheshin nga Pfizer dhe Moderna në vend të vaksinës së J&J për shkak të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.

Rreth 18.7 milionë amerikanë kanë marrë një vaksinë J&J COVID-19 krahasuar me 217.5 milionë njerëz që morën vaksinën Moderna dhe 340.6 milionë njerëz që morën vaksinën Pfizer, sipas CDC.