SHBA, stacioni i radhës në Formula 1

albnews
By
1 Min Read

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e pestë të sezonit që do të zhvillohet në SHBA.

Çmimi i Madh i Miami-t, do të zhvillohet me 57 xhiro në Pistën Miami, e gjatë 5,4 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 22:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 8 maj në orën 21:30.

Deri më tani Charles Leclerc nga Ferrari dhe Max Verstappen nga Red Bull kanë fituar nga dy gara.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Charles Leclerc (Monako): 86 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 59

3. Sergio Perez (Meksikë): 54

4. George Russell (Britani e Madhe): 49

5. Carlos Sainz (Spanjë): 38

– Klasifikimi i ekipeve

1. Ferrari: 124

2. Red Bull: 113

3. Mercedes: 77

4. McLaren: 46

5. Alfa Romeo: 25

Share This Article