Shënon sukses eksperimenti për 4 ditë pune në javë, pa ndryshim rroge në Islandë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperimenti i Islandës  për zbatimin e planit të punës 4-ditore në javë ka rezultuar me suksese.

Më shumë se 1% e fuqisë punëtore të vendit morën pjesë në programin eksperimentues, i cili uli orët e punës në javë (në 35-36 orë),  pa ndryshuar rrogën e punonjësve.

Analiza e përbashkët e ‘think tank’ e Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar zbuloi se provat, të cilat filluan nga viti 2015 deri në 2019 përfshinë më shumë se 2,500 pjesëmarrës,  rritën produktivitetin  në punë.

Sindikatat e Islandës, të cilat negociojnë pagat dhe kushtet e punës me punëdhënësit, kanë filluar negociatat për të ulur orët e punës.

Analiza e përbashkët, e kryer nga “think tank Autonomy” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shoqata për Qëndrueshmëri dhe Demokraci (Alda) në Islandë, zbuloi se mirëqenia e punëtorëve pjesëmarrës u përmirësua në mënyrë dinamike .

Nivelet e stresit, gjendja shëndetësore dhe  rrjedhshmëria punës u përmirësuan ndjeshëm, në pothuajse të gjitha grupet.

Produktiviteti dhe ofrimi i shërbimeve kanë mbetur të njëjta  ose janë përmirësuar në shumicën e vendeve të punës.

“Udhërrëfyesi për më pak orë pune në Islandë, na tregon se jo vetëm që është e mundur të punohet më pak në kohët moderne, por ndryshimi progresiv është gjithashtu i mundur,” tha studiuesi Gudmundur D. Haraldsson .

45 deputetë nga parti të ndryshme, përfshirë Laburistët, SNP, Plaid Cymru, SDLP dhe Partia e Gjelbër, nënshkruan një mocion që i bën thirrje qeverisë të ngrejë një komitet për të shqyrtuar javën katër-ditore të punës. Një sondazh i botuar në korrik të vitit të kaluar nga Survation zbuloi se 63% e popullit mbështesin idenë e një jave katër-ditore pa ndryshuar pagën, ndërsa vetëm 12% e kundërshtojnë atë.

Share This Article