Shmanget tragjedia, shpëtohen rreth 80 emigrantë që po kalonin Kanalin Anglez me gomone

albnews
By
1 Min Read

Rreth 80 migrantë janë shpëtuar në det nga autoritetet britanike të enjten. Një anije e vogël është gjetur në vështirësi ndërsa po kalonte Kanalin Anglez nga Franca. Roja bregdetare konfirmoi se ka dërguar dy helikopterë pas incidentit.

“Kërkimi ka përfunduar tani me të gjithë njerëzit e regjistruar dhe të kthyer në tokë”, ka deklaruar një zëdhënës i rojës bregdetare.

Ndalesa e emigrantëve që bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes Kanalit është ndër kryesoret gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme në Britani. Zyra e Brendshme ka thënë se 34 persona e bënë udhëtimin me një varkë të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kalimeve për këtë vit deri në 10,779.

Share This Article