Shpërthimi në spitalin e Tetovës, raporton edhe BBC

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediumi Britanik, BBC, ka raportuar për zjarrin që ka shpërthyer mbrëmë në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Tetovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një ndërtesë në flakë dhe një re të trashë tymi të zi që dilte në ajër pranë një rruge kryesore në qytetin e Tetovës, shkruan BBC.

Tutje BBC ka shkruar se raportohet se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin më pak se një orë pasi shpërtheu rreth orës 21:00 të mërkurën.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

“Kjo është një ditë shumë e trishtuar,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar se disa pacientë ishin “transportuar me urgjencë” në një spital në kryeqytetin Shkup.

“Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve,” tha Filipçe. Ai e përshkroi zjarrin si një “aksident të tmerrshëm”, por nuk dha detaje të tjera.

Kryeministri Zoran Zaev tha se zjarri ishte shkaktuar nga një shpërthim dhe se një hetim ishte duke u zhvilluar.

“Kjo është një ngjarje vërtet tragjike,” tha ai në një deklaratë të postuar në Facebook, duke shtuar: “Shkaku i zjarrit do të përcaktohet.”

Multiple casualties were reported by the Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders for patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke at a hospital in Tetovo, North Macedonia

BBC ka shkruar se është ende e paqartë se sa pacientë po trajtoheshin në qendrën në Tetovë kur ndodhi incidenti.

Objekti i përkohshëm thuhet se është ndërtuar vitin e kaluar për t’u kujdesur për njerëzit e sëmurë rëndë nga koronavirusi.

Share This Article