Shqipëri/ Dhunohet dhe humb jetën. Të afërmit: Tentuan ta grabisnin edhe para një jave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

89-vjeçari Caush Shehaj, i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit, ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar. Ai po mjekohej pas goditjeve që kishte marrë nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç. Të rinjtë, nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij.

Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur. Ata kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, edhe një herë tjetër grabitësit kanë tentuar dhe si përfundim i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para.

“E kam dajë, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka vajtur policia, mori shenjat e gishtave. Nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çifte, dhe e vranë.

Jetonte me të shoqen, është i sëmurë, fëmijët janë si gjithë dynjaja të larguar. Duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha një nga nipërit.

Share This Article