Shqipëri, nga 4 janari me certifikatë vaksinimi ose test PCR në punë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri e ka botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit vendimin për vaksinimin e punonjësve të administratës publike, punonjësve të marketeve dhe të qendrave tregtare.

Sipas urdhrit të firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu, punonjësit e këtyre institucioneve më 4 janar 2022 duhet të paraqiten në punë me certifikatën e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.

“Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19),duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, certifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar, test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2; certifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në urdhrin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mos ta marrë vaksinën.

Share This Article