• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Shqipja në dëshmi mbi 700 vjet të vjetra

Shqipja në dëshmi mbi 700 vjet të vjetra

by albnews
27 June, 2020
in Albania, Kosova
0
9
VIEWS

Pavarësisht kërkimeve të thelluara dhe interesit të gjallë nga ana e studiuesve shqiptarë, prejardhja e shqiptarëve si popull mbetet e kredhur në mister. Gjysma e dytë kruciale e mijëvjeçarit të parë, domethënë vitet 500-1000 të erës sonë, të cilat do të mund të plotësonin lidhjen e munguar të banorëve ilirë të rajonit në antikitet, praktikisht nuk sjell asnjë njoftim apo të dhëna gjuhësore për periudhat e hershme të gjuhës shqipe. Të tilla dëshmi të hershme, të cilat do të shërbenin si udhërrëfyes të besueshëm, mungojnë.

Në të vërtetë nuk ka gjurmë përmbajtjesore të gjuhës shqipe që të tejkalojë shekullin XV kur lajmërohen tekstet e para: teksti disi misterioz i Bellifortisit nga viti 1405 (shih Elsie 1986), e mirënjohura Formulë e Pagëzimit nga Pal Engjëlli më 1462, një munxë nga viti 1453 (shih Braun dhe Camaj 1972), i ashtuquajtur Ungjill i Pashkëve, apo Perikope, që përgjithësisht mendohet të jetë nga fundi i shekullit XV (shih Borgia 1930), si dhe fjalorthi i shkurtër i Arnold von Harffit, një pelegrin gjerman gjatë udhëtimit të tij drejt Tokës së Shenjtë, i cili, gjatë një ndalese në Durrës në pranverën e vitit 1497 (shih Elsie 1984), regjistroi njëzet e gjashtë fjalë, tetë fraza dhe dymbëdhjetë numra në shqip, shkruan sot KOHA.

Shpërfillja për “barbarët” – e trashëguar nga grekët e vjetër

Derisa kryqëzata dhe pushtimi i mëpastajmë anzhuin i Shqipërisë më 1269 solli për Perëndimin njëfarë njohje të Shqipërisë si rajon gjeopolitik, çuditërisht pak referenca janë bërë në veprat historike dhe udhëpërshkrimet për vetë shqiptarët. Gjithçka dihet nga kjo periudhë është përmbledhur nga Alain Ducellier në një vistër artikujsh në monografinë e tij mjeshtërore prej 701 faqesh për bregdetin shqiptar nga shekujt XI dhe XV (shih Ducellier 1981, 1987).

Paçka se historianët bizantinë, te të cilët ne duhet të mbështetemi për pjesën më të madhe të njohjes sonë mbi Ballkanin Jugperëndimor në shekujt që pasojnë tekstet e sipërpërmendura, çuditërisht ato shpesh janë të nemitura për gjuhët dhe doket e banorëve jogrekë të territoreve periferike, njëfarë shpërfillje për “barbarët” që është një qasje që mund ta kenë trashëguar nga grekët e vjetër. Përgjithësisht hamendësohet se fiset e hershme shqiptare, të ndihmuara nga vithisja e perandorisë së madhe bullgare në fund të shekullit të dhjetë, filluan të shtriheshin nga vendlindja e tyre malore në shekujt XI XII ku kishin jetuar si barinj bredharakë, fillimisht duke e marrë në zotërim të plotë bregdetin verior dhe qendror të Shqipërisë dhe nga shekulli XV duke u gjithështrirë në jug drejt asaj që sot është Shqipëria e Jugut dhe në Maqedoninë Perëndimore.

Ata hynë në krye të herës në analet e historisë pasklasike në gjysmën e dytë të shekullit XI dhe është vetëm nga kjo kohë që ne mund të flasim me një shkallë sigurie për popullin shqiptar ashtu sikundër e njohim sot, ani pse pararendësit e tyre, padyshim me një rremb të fortë ilir, duket të kenë banuar të njëjtat male veriore që nga motet e vjetra. Në “Historinë” e tij të shkruar më 1079-1080, historiani bizantin Mihail Ataliati ishte i pari që përmendi “Albanoitë” si pjesëmarrës në kryengritjen kundër Konstandinopojës më 1043 dhe “Arbanitai” si vartës të dukës së Dyrrahut.

Së këndejmi, periudha e kristalizimit të popullit shqiptar ashtu siç e njohim sot, që të mos përdoret termi i vështirë etnogjenezë, mund të vendoset në shekujt XI dhe XII, dhe çfarëdo reference apo njoftim mbi ta, dhe veçmas për gjuhën e tyre nga kjo periudhë deri te tekstet e para të shkruara shqipe në shekullin XV, duhet të jenë caku i një vëmendjeje të veçantë.

Previous Post

Afati kalimtar i Superligës nis më 1 gusht e mbyllet më 8 shtator

Next Post

Çfarë kriteresh duhet të plotësojnë punëtorët jashtë BE-së për të punuar në Zvicër?

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Çfarë kriteresh duhet të plotësojnë punëtorët jashtë BE-së për të punuar në Zvicër?

Çfarë kriteresh duhet të plotësojnë punëtorët jashtë BE-së për të punuar në Zvicër?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM