Shqiptarët e Preshevës: Diskriminim dhe varfëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse ka një marrëveshje të vitit 2001 për integrimin e shqiptarëve të luginës së Preshevës ata thonë se Beogradi vijon diskriminimin për të drejtat e tyre dhe duke i lënë në mungesë investimesh.

“Karakterizohet me dy ngecje kryesore, njëra është mos përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike që janë jashtë kompetencave të komunave. Ngecja e dytë kryesore faktikisht është ngecja që ka të bëjë më çështjen e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit”, shprehet Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës.

Kamberi apelon për një angazhim më serioz nga qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë tek ndërkombëtarët për të rritur presionin ndaj Beogradit.https://www.youtube.com/embed/0TDFpl4igsc?si=a0Ubr4tyiEq6A-cC

“Të rritet presioni diplomatik që nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, përderisa nuk ka përmirësim të pozitës së shqiptareve në Luginë të Preshevës. Shqiptaret e Luginës së Preshevës do të kishin nevojë për një qasje pak më serioze të dy qeverive edhe në Tiranë edhe në Prishtinë”, thotë Kamberi.

Kritika ka edhe për qasjen e ndërkombëtarëve, duke vënë në dukje se demokratizimi i Serbisë dhe të drejtat e pakicave janë lënë në hije për shkak të prioriteteve gjeopolitike dhe çështjeve të sigurisë.

Share This Article