Shqiptarët në Britani/ Dallashi: Nuk provohet kriminaliteti i tyre në Londër, në burgje ka vetëm 1.3 % shqiptarë, shifër e papërfillshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndodh shpesh që shtetasit shqiptarë që emigrojnë dhe jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të vihen në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve kriminale që ndodhin atje, apo dhe ‘shtëpive të barit’.

Daniela Dallashi, avokate në Londër, e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV, thotë se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka prova që vërtetojnë se shqiptarët përbëjnë përqindjen më të lartë të kriminalitetit atje. Madje thotë ajo, në statistikat e nxjerra nga autoritetet vendase për vitin 2024, në burgjet britanike numri i shqiptarëve është vetëm 1.3 %, shumë më i ulët sipas saj, në krahasim me shtetasit britanikë.

Dallashi: Po të marrin statistikat e Ministrisë së Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka prova që vërtetojnë se shqiptarët përbëjnë përqindjen më të lartë të kriminalitetit këtu. Përkundrazi, ka nacionalitetet tjera që janë të lidhura ngushtë me krimin. Gjithashtu, një statistikë e shtatorit 2024, përsa i takon të burgosurve këtu, përqindja më e lartë e të burgosurve janë shtetas britanikë. Janë rreth 88%. Ndërkohë që shqiptarët përbëjnë vetëm 1.3% të këtij numri. Një përqindje e papërfillshme. Por pse nuk flitet për këto?

Nuk flitet sepse nuk ka interes në publik, interesi është të krijohet kjo lloj ndjesie e frikës, e paragjykimit dhe për të shtyrë politikat e emigracionit. Sepse i kemi parë, sidomos këto vitet e fundit kemi parë që politikat e emigracionit janë bërë më strikte, më të vështira. Po penalizohen shumë njerëz. Dakord, kanë ardhur këtu në mënyrë të paligjshme, kanë jetuar me vite këtu dhe tani nuk kanë mundësi të marrin më nënshtetësinë britanike. Po të flasim për shqiptarët, edhe pse një komunitet i vogël, krijon një sensacion në publik. Edhe krijon një lloj ndjesie frike, edhe siç e thashë, ndryshojnë politikat e emigracionit.

Se po të flasim për shqiptarët që kanë punuar këtu, kanë biznese, janë integruar, kjo nuk është shumë interesante për publikun.

Share This Article