Shtëpia e lindjes së Hitlerit kthehet në stacion policie. Shpërthejnë polemikat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plani për ta kthyer shtëpinë e lindjes së Hitlerit në Braunau Inn të Austrisë në një stacion policie po shkakton shumë polemika në Austri. Vendimi i qeverisë së Vjenës erdhi pas një debati të gjatë që çoi në ngritjen e një komisioni të posaçëm në vitin 2016 për menaxhimin e pronës. Ndërtesa ku lindi diktatori nazist më 20 prill 1889 është në pronësi të shtetit dhe ishte shpronësuar për të mos lejuar që ajo të bëhej një vend adhurimi për neonazistët.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Austrisë kishte vendosur që godina prej 800 m², e cila ishte në gjendje të braktisur, t’i kthehej shtetit, duke shkaktuar zemërimin e ish-pronarit. Disa vite më vonë autoritetet vendase shpalosën projektin e transformimit. Arkitektët austriakë Marte fituan tenderin e shpallur nga Ministria e Brendshme duke mposhtur 11 konkurrentë. Punimet e rinovimit, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, pritet të përfundojnë në vitin 2025 dhe do të kushtojnë rreth 20 milionë euro. Shtëpia tani do të bëhet një stacion policie, duke përfshirë një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Por nuk kanë munguar kritikat për planin e hartuar nga Ministria e Brendshme austriake. Për të drejtuar gishtin ishte producenti i filmit Günter Schwainger, i cili akuzoi qeverinë se donte të zbatonte dëshirat e diktatorit. Regjisori e vërtetoi tezën e tij duke nxjerrë në dritë një artikull gazete të datës 10 maj 1939, në të cilin Fyhreri kërkonte që ndërtesa të shndërrohej në zyra për autoritetet e rrethit. Pavarësisht ftesës për të rivlerësuar projektin, një zëdhënës i Ministrisë nënvizoi se apartamenti tjetër në Mynih ku jetonte Hitleri “ka strehuar disa zyra policie që nga viti 1949”.

Share This Article