Shtyhen edhe disa ndeshje në Serie A dhe B shkaku i koronavirusit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka marrë vendim që të gjitha ngjarjet sportive që zhvillohen në rajonin e Lombardisë dhe Venetos të shtyhen për shkak të shqetësimeve rreth koronavirusit.

E kjo ka prekur tre ndeshje futbolli në Serie A dhe një në Serie B, transmeton Koha.net.

Ndeshjet e Serie A që u shtyen ishin Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Atalanta-SassuolO, kurse në një kategori më poshtë u anulua Ascoli – Cremonese, raportojnë mediat italiane.

Kujtojmë se dje ishin shtyer 42 ndeshje të futbollit amator.

Tashmë dy viktima nga koronavirusi janë shënuar në Itali, e 79 të tjerë janë prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Share This Article