Ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri britanik, Charles III, pritet të jetë ngjarja më e njohur ndërkombëtarisht. Duke marrë zyrtarisht mbretërimin si trashëgimtari i parë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth monarkes më jetëgjatë në vend, të shtunën më 6 Maj 2023 pritet të niset ceremonia e tij zyrtare e kurorëzimit dhe 3 ditë nderimesh për të festuar një ngjarje specifike.
Kjo është hera e parë që do të shohim një ceremoni ndryshe. Dihet se që në moshë të re, Princi i atëhershëm i Uellsit kishte deklaruar pikëpamjet e tij mbi besimin dhe laicizmin. Përveç Kurorës së Anglisë Charles gjithashtu merr me nder titullin e kreut të Kishës së Anglisë. Ai mbron idenë se është e rëndësishme të besosh në diçka më të lartë dhe se ai e konsideron veten mbrojtës të besimit në përgjithësi dhe jo të ndonjë feje në veçanti.
Charles ka kërkuar një ceremoni fetare më të shkurtër dhe më të thjeshtë që megjithëse respekton ritualin dhe shenjtërinë e Westminster Abbey, e ka përshtatur atë sipas shijeve të tij, duke zgjedhur personalisht 12 pjesët që do të dëgjohen gjatë ceremonisë. Ai zgjodhi të ruante pjesë të ceremonive të paraqitura në shërbimin e Mbretëreshës Elizabeth, të tilla si vajosja me vaj të shenjtëruar, dorëzimi i rruzullit dhe vetë fronëzimi.
Vaji me të cilin do të lyhet Mbreti dhe bashkëshortja Camilla, i cili u shenjtërua në Varrin e Shenjtë në Jerusalem në Mars, do të përmbahet në një enë ari në formën e një shqiponje.
Shpata e Drejtësisë Botërore, që përshkruan rolin e Monarkut si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Shpata e Drejtësisë Shpirtërore, nënkupton Monarkun si Mbrojtës të Besimit dhe Shpatën e Mëshirës ose Curtana, e cila ka një buzë të hapur, që simbolizon mëshirën e Sovranit. Shpatat u përdorën për herë të parë në kurorëzimin e mbretit Charles I në 1626.
Për herë të parë, monarkut të ri i është kërkuar të luajë muzikë ortodokse greke për nder të babait të tij të ndjerë, Dukës së Edinburgut, që do të performohet nga Ansambli i Këngëve Bizantine.
Kurorëzimi i mbretit do të kufizohet në 2000 të ftuar për të marrë parasysh kufizimet e shëndetit dhe sigurisë. Bëhet fjalë për 1/4 e turmës që mori pjesë në ceremoninë përkatëse të nënës së tij.
Kurora e mbretit peshon pothuajse 5 kg dhe ka një kornizë të fortë ari dhe 444 gurë. Kurora Shtetërore Perandorake, ose Kurora Shtetërore, është kurora që monarku shkëmben me kurorën e Shën Eduardit në fund të Shërbimit të Kurorëzimit. Kurora e Shtetit Perandorak përdoret gjithashtu në raste ceremoniale si hapja shtetërore e Parlamentit, me mbretëreshën e ndjerë duke bërë shaka se ishte ‘kapelja e saj e festës’. Charles do të kurorëzohet mbret me kurorën e Shën Eduardit dhe do të largohet nga Abbey duke mbajtur kurorën e Shtetit Perandorak.
E ndërsa Camilla do të kurorëzohet me diademën e Mbretëreshës Mary, e cila është modifikuar për të përfshirë disa nga bizhuteritë e mbretëreshës së ndjerë, si diamantet Cullinan III, IV dhe V, të cilat ishin pjesë e koleksionit të saj personal të bizhuterive për shumë vite.
Çifti mbretëror do të lëvizin me karrocën e përdorur për Jubileun e diamante të Mbretëreshës në 2012 nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey. Karroca është e mbuluar me më shumë se 400 fletë ari dhe ka copa druri mbi të nga Mary Rose, flamuri i flotës së mbretit Henry VIII që u mbyt në 1545.
Charles është monarku i 41-të në radhë – dhe më i vjetri që është kurorëzuar, deri më sot.