SPAK, gjyqtarja e KPK akuzohet për deklarim të rremë dhe falsifikim

albnews
By
0 Min Read

Prokuroria e Posaçme merr të pandehur një tjetër anëtar të trupës së gjyqtarëve të vetingut.

Këtë radhë në filtrat e SPAK ka ngecur gjyqtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çifjta.

Gjyqtarja akuzohet për “deklarim të rremë” dhe “falsifikim” në formën e përdorimit.

Më herët në bankën e të akuzuarve kanë përfunduar ish-anëtari i KPA, Luan Daci dhe ish-kolegu i tij, Artan Hajdari.

Share This Article