ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut 38 minutes ago
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim 40 minutes ago
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar 42 minutes ago
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët 49 minutes ago
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet 52 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Ilir Beqajn, Klodian Rjepajn dhe të dyshuarit e tjerë

albnews by albnews
30 March, 2024
in Albania
0
SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Ilir Beqajn, Klodian Rjepajn dhe të dyshuarit e tjerë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn dhe tetë zyrtarët e tjerë, të akuzuar për koncesionin e sterilizimit.

Ndaj Beqajt, rëndon vepra penale “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. SPAK ka dërguar për gjykim pranë GJKKO-së ish-zëvendës/ministrin Klodian Rjepajn, i akuzuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

RelatedPosts

Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë

Biznesmeni Ilir Rrapaj akuzohet për “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës rëndojnë ndaj ish-zyrtarëve të tjerë, Marsela Serjanit, Saimir Kadiut, Petref Mersinit, Arben Gjatës, Genc Burazerit dhe Naile Ajazit.

Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçe, është vërtetuar se Ish-zëvëndës/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncesionit. Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur  Ministrisë së Financave.

Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncesionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. Gjithashtu në Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me Koncesion/Partneritet Publik Privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncesionit deri në firmosjen e kontratës koncesionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj.

Rjepaj, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet, rezulton e provuar plotësisht, se ish Ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të  detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn, të parashikuara nga 248 -25, të Kodit Penal.

Po ashtu, SPAK ka vendosur të sekuestrojë 40 % të Shoqërisë  “Sani Servicve” Sh.p.k.;  Shoqërinë ‘Globalsher’ Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi  i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Sh.p.k.. Konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të pandehurin Ilir Rrapaj, si dhe është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., duke u bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme.

Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285,412,48 Euro dhe një llogari me balancë prej 113,610.93 Lekë (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë). Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ sh.p.k., nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie, si dhe një pasuri e paluajtshme apartament 2+1, në pronësi të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., në qytetin e Vlorës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

22 September, 2025
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

22 September, 2025
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

22 September, 2025
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result