Studentët ia kujtojnë Kurtit deklaratat ndaj LDK-së

albnews
By
1 Min Read

Disa studentë janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës duke ia kujtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaratat e shkuara ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën parti arriti marrëveshje për bashkëqeverisje.

Përmes pankartave dhe audiove këta protestues ia kanë kujtuar Kurtit deklaratat ndaj LDK-së, në ditën kur ai pritet të bëhet kryeministër i ri i Kosovës, në bashkëqeverisje me LDK-në.

“Isë, Isë – Argat i Serbisë”, ishte një nga thirrjet që u dëgjuan gjatë kësaj proteste nga ky grup qytetarësh.

Share This Article