“Stuhi” mbi kryeministren italiane: I emëruari i saj i parë kopjon fjalimin e Duçes

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skandal me efekte pothuajse groteske po përfshin ekzekutivin italian të drejtuar nga Giorgia Meloni.

Një nga emërimet e para të kryeministres italiane, Claudio Anastasio, ka dhënë pas pak javësh dorëheqjen pas një skandali që ka të bëj jo me punën e tij, por me një letër që ai i ka dërguar bordit të sipërmarrjes publike që sapo kishte filluar të drejtonte.

Letra, plot retorikë dhe një stil të vjetër shkrimi, kaloi disa ditë pa hyre nën llupën e mediave, por më pas nisi një stuhi e vërtetë dhe e pashmangshme. Teksti është një kopje ekzakte, me shumë pak ndryshime, të fjalimit që Benito Mussolini mbajti përballë parlamentit në 3 janarin e vitit 1925.

Majtas fjalimi i Benito Mussolinit ne 1925, djathtas ai i drejtuesit Anastasio që i kushtoi atij vendin

Jo një fjalim i zakonshëm, por fjalimi që historianët cilësojnë si fillimi i diktaturës fashiste. Një fjalim ku diktatori italian  merr përgjegjësitë e veta historike për vrasjen nga ana e simpatizantëve fashistë të deputetit socialist Giacomo Matteotti, një nga kundërshtarët e tij më të ashpër në parlament, e ndodhur në qershorin  e vitit 1924. Pas fjalimit, forcat e majta dhe të qendrës braktisën parlamentin që nga ai moment, deri në 1942, do të jetë pothuajse një monopol fashist.  

Fjalimi i Benito Mussolinit

Pothuajse një shekull më vonë, zyrtari i lartë i emëruar si president i shoqërisë 3-I, 100% shtetërore dhe që do të menaxhonte faqet dhe portalet kryesore shtetërore, nga Fondi i Pensioneve tek Instati, nga ministritë e ndryshme te Kryeministria, me një sy të madh tek rreziku i sulmeve kibernetike.

Rreziku më i madh vinte ndërkohë pikërisht nga kreu i kësaj sipërmarrje, që në një moment ekzaltimi dëlirat vendosi të kopjojë praktikisht Duçen, thjesht duke ndryshuar termin fashizëm me emrin e sipërmarrjes.

Në qendër, deputeti socialist Giacomo Matteotti

Pasi letra filloi të bëhej virale, Anastasio dha menjëherë një dorëheqje që duket qartësisht e urdhëruar, por nuk shuan polemikat mbi një ekzekutiv që edhe pa këtë skandal cilësohet si më i djathti pas luftës së dytë botërore, me eksponentë që nuk kanë mohuar kurrë pjesëmarrjen e tyre në grupe të ekstremit të djathtë.

Share This Article