Sulm me thikë në Dublin, plagosen katër persona

albnews
By
1 Min Read

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në kryeqytetin e Irlandës, në Dublin.

Mediat britanike raportojnë se një person doli në rrugë këtë të diel dhe u shkonte nga pas kalimtarëve rastësorë, duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.

Për pasojë katër qytetarët mbetën të plagosur. Ndërkohë që mësohet se autori i dyshuar i sulmit me thikë ka rënë në prangat e policisë.

Policia irlandeze e quajti sulmin si një “incident të rëndë”. Nuk dihen ende motivet që e çuan autorin në këtë akt.

Share This Article